durmishi papunesia eshte ulur ne menyre drastike 69411f3414aa3

Durmishi: Papunësia është ulur në mënyrë drastike

December 16, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i ftuar në TV21 tha se papunësia është ulur në 11,5 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2023 që sipas ministrit ishte 13 për qind, përcjell TV21. Durmishi tha se papunësia është ulur në mënyrë drastike, që siç shtoi, do të ketë masa që përqindja të ulen nën 10.

Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.

“Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe mbi 800 avancime në institucionet shtetërore dhe ka punësime prej këtyre që janë të përkohshme dhe para zgjedhjeve lokale janë hapur konkurse për punësime të përhershme. Po ashtu, edhe këto të përkohshmet do të transferohen në të përhershme vitin që vjen. Kur e kemi marrë mandatin në qershor kemi pasur 13 për qind numrin e papunësisë në vend dhe tani është 11,5 për qind. Është një ulje drastike”, tha Durmishi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

8 shenja qe tregojne se dikush ka nje shpirt vertet te bukur qe nuk ka te beje fare me pamjen e tij saj 694115b19dfa0
Lajmi i mëparshëm

8 shenja që tregojnë se dikush ka një shpirt vërtet të bukur, që nuk ka të bëjë fare me pamjen e tij/saj

vlen perfaqesimi i drejte merr vulen evropiane dhe se shpejti hyn ne parlament 6941265436db2
Lajmi i radhës

VLEN: Përfaqësimi i drejtë merr vulën evropiane dhe së shpejti hyn në Parlament

Të fundit nga

ShkoLartë