durmishi paga minimale me shume eshte teme e politikes se perditshme sesa kerkese reale 6996063e8b3cf

Durmishi: Paga minimale më shumë është temë e politikës së përditshme sesa kërkesë reale

February 18, 2026
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi sot se paga minimale është më shumë një temë e politikës së përditshme sesa një kërkesë reale.

Në Kuvend, Durmishi informoi se në vend ka gjithsej 700.000 të punësuar, prej të cilëve 100.000 në sektorin publik, ndërsa 600.000 të tjerë në sektorin privat.

“E dimë se nga këta 300.000 që marrin pagë minimale janë të regjistruar në kompanitë e tyre si tregtarë individual, të cilët nuk varen nga paga minimale, por nga të ardhurat që hyjnë në firmat e tyre. Nëse shikohet ky numër në përqindje, tregtarët individualë përbëjnë rreth tre ose katër për qind të të punësuarve që kanë pagën minimale në vendin tonë. Të gjithë të tjerët kanë pagë më të madhe se paga minimale dhe ne jemi të obliguar të kujdesemi për këta të punësuar nga tre ose katër për qind”, tha Durmishi.

Ai theksoi se si Qeveri deri tani disa herë kanë deklaruar se nuk janë kundër rritjes së pagave ose të pagës minimale.

“Mund të kemi edhe pagë minimale prej 1000 euro, por sa vlenë ajo pagë. Ne kemi fuqi blerëse më të madhe se Çekia, Lituania, Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, por ne duhet t’i arrijmë vendet evropiane si Belgjika, Gjermania, Kroacia etj. Ne punojmë për të mbështetur sektorin privat për të arritur deri te ajo pikë dhe çdo vendim ad hoc, e cila nuk bazohet në parametra ekonomikë do të kontribuojë në atë që themi gjithmonë, nëse kompanitë mbyllen siç thoni ju, por ka punonjës atje që do të mbeten pa punë. Dhe nëse kemi pagë minimale me vendim ad hoc, siç është kërkesa që ne e quajmë kërkesë politike, fuqia blerëse do të ulet dhe inflacioni do të rritet. Në janar kemi 0,7 pë qind ulje të inflacionit”, deklaroi ministri Durmishi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ekspertet e okb per dosjet epstein mund te perbejne krime kunder njerezimit 69960047a2e54
Lajmi i mëparshëm

Ekspertët e OKB për dosjet “Epstein”: Mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

shia labeouf thyen heshtjen pas arrestimit 69960875a50b2
Lajmi i radhës

Shia LaBeouf “thyen” heshtjen pas arrestimit

Të fundit nga

ShkoLartë