durmishi nga tetova vendosim angazhim te drejte pune legale dhe te mbrojtur sezonale ne hoteleri bujqesi dhe amviseri 69a87746d0ff6

Durmishi nga Tetova: Vendosim angazhim të drejtë – punë legale dhe të mbrojtur sezonale në hoteleri, bujqësi dhe amvisëri

March 4, 2026
min lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot në Tetovë takim pune me përfaqësues të sektorit të hotelierisë, bujq dhe ekonomistë nga rajoni i Pollogut, në të cilin u prezantua Ligji për Angazhim me Punë të Personave si model i ri i angazhimit të drejtë dhe ligjërisht të rregulluar sezonal dhe i kohëpaskohshëm.
Ai theksoi se qëllimi i zgjidhjes ligjore ishte vendosja e balancit midis nevojës së kompanive për fleksibilitet dhe detyrimit që shteti të sigurojë mbrojtje për punëtorët.
“Me këtë ligj, vendosim angazhim të drejtë – punë që është legale, e lajmëruar dhe me kontribute të paguara. U japim kompanive mundësinë për t’iu përgjigjur më lehtë nevojave sezonale, ndërsa punëtorëve u garantojmë sigurinë dhe mbrojtjen”, deklaroi ministri.
Durmishi theksoi se kjo masë ka rëndësi të veçantë për Tetovën, ku hotelieria është një nga veprimtaritë më të zhvilluara. Me zgjidhjen e re, objektet hotelierike mund të angazhojnë staf sezonal – kamerierë, kuzhinierë, banakierë, shërbetëtorë të dhomave, shpërndarës dhe staf tjetër – deri në 10 persona ose deri në 10% e numrit të përgjithshëm e të punësuarve, përmes procedurës së thjeshtuar elektronike.
Ministri vuri në dukje se ligji nuk ka të bëjë vetëm me hotelierinë, por përfshin edhe bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin, ku është mundësuar angazhimi sezonal deri në 180 ditë në vit, si dhe veprimtaritë në amvisëri, siç përkujdesi për fëmijë dhe kujdesi për të moshuarit.
Sipas tij, kjo zgjidhje është një hap përpara në formalizimin e ekonomisë dhe reduktimin e zonës gri, pa rrezikuar të drejtat e përvetësuara të qytetarëve.
“Personat e papunë nuk do të humbasin të drejtat e tyre, studentët dhe pensionistët mund të punojnë në mënyrë plotësuese, ndërsa kompensimi minimal për orë lidhet me pagën minimale. Kjo nuk është zëvendësim për punësimin e rregullt, por instrument i rregulluar qartë për nevojat sezonale dhe të kohëpaskohshme”, theksoi ministri.
Ai shtoi se si ministër me origjinë nga Tetova, ndjen përgjegjësi shtesë që politikat të japin rezultate konkrete në nivel lokal, duke mbështetur bizneset e vogla dhe familjare dhe duke krijuar kushte për përfshirjen legale e të rinjve në tregun e punës.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë me takime dhe konsultime në terren me ekonomistë me qëllim implementimin efektiv të ligjit dhe sigurimin e kushteve të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e punës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arsim bajrami terheq kandidaturen per president 69a84fe7088de
Lajmi i mëparshëm

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

irani mund te mos luaje ne boterorin amerikan trump nuk me intereson aspak 69a877fb04b2e
Lajmi i radhës

Irani mund të mos luajë në Botërorin amerikan, Trump: Nuk më intereson aspak

Të fundit nga

ShkoLartë