durmishi deri ne fund te mandatit 500 euro page minimale 69f3636dac7a5

Durmishi: Deri në fund të mandatit, 500 euro pagë minimale

April 30, 2026
1 minut lexim
besa

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend theksoi se për vetëm dy vjet në pushtet, Qeveria ka rritur pagat në arsim, shëndetësi dhe siguri, 3 shtyllat kryesore të sektorit publik.

Ai tha se me planin e parashikuar për rritjen e pagës minimale, deri në fund të mandatit paga minimale do të arrijë në 500 euro.

“Po ju them me plot bindje që deri në fund të mandatit do të jetë paga minimale 500 euro, ashtu siç e keni premtuar ju në fushatë por nuk e keni realizuar. Por do të rritet gradualisht, do të jetë e qëndrueshme, duke u rritur gradualisht edhe ekonomia”, tha Ministri Durmishi.

Ai përkujtoi se pushteti i kaluar LSDM-BDI premtoi pagë minimale 500 euro, por në fund të mandatit të tyre paga minimale arriti vetëm 370 euro.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fillojne punimet per renovimin e objektit te dap it ne gostivar krosi investim i shumepritur per mbi dy dekada 69f362261a6e4
Lajmi i mëparshëm

Fillojnë punimet për renovimin e objektit të DAP-it në Gostivar, Krosi: Investim i shumëpritur për mbi dy dekada

shba te mund te vendosin raketa hipersonike kunder iranit 69f375664da91
Lajmi i radhës

SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë