dumani elemente te policise pjese e grupeve kriminale 68eeacb8b5d66

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

October 14, 2025
1 minut lexim

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me një pyetje mbi një deklaratë që kreu i SPAK kishte bërë një vit më parë.



Kapri i solli në vëmendje Dumanit deklaratën mbi përfshirjen e elementëve të policisë së shtetit në grupet kriminale.

Keni thënë vitin e kaluar për lidhjet e policisë së shtetit me grupet kriminale, a e mbani akoma deklaratën?“, pyet Kapri.

Dumani pohoi se edhe hetimet e këtij viti kanë treguar një përfshirje të konsiderueshme të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale.

“Edhe hetimet e këtij viti tregojnë që edhe elementë të policisë së shtetit kanë qenë pjesë ose i kanë shërbyer grupeve kriminale për trafikim droge apo vepra të tjera. Kur e kam deklaruar i jam bazuar gjetjeve dhe të dhënave nga hetimet. Por policia e shtetit ka edhe goca dhe çuna shumë të mirë me të cilët në bashkëpunojmë”, u përgjigjë Dumani.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri britanik arritja e paqes ne gaza nuk eshte nje sfide e vogel 68eea7f62eca6
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri britanik: Arritja e paqes në Gaza nuk është një sfidë e vogël

ngjarjet e dates 15 tetor 68eeaecf76120
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 15 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë