duka me dhimbje te madhe mora lajmin per ndarjen nga jeta te lulzim koncit 68b41833b2956

Duka: Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lulzim Konçit

August 31, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gjyqtarit të njohur shqiptar, Lulzim Konçi, një figurë e rëndësishme e arbitrimit në vend.

Në një mesazh publik, Presidenti Duka vlerëson kontributin e Konçit si arbitër ndërkombëtar i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues dhe mentor për brezat e rinj të arbitrave.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar.

Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, – u shpreh Duka.

Lulzim Konçi ka qenë një nga emrat më të respektuar të arbitrimit shqiptar, me një karrierë të gjatë në fushat brenda dhe jashtë vendit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 9188
Lajmi i mëparshëm

Shvercerat: Bujar Osmani 12 vite tregoi ZERO interes për Shkupin, sot s’ka të drejtë morale ta përmend klubin

ky eshte i mituri qe u raportua i zhdukur ne decan kerkohet ndihme per gjetjen e tij 68b418409a362
Lajmi i radhës

Ky është i mituri që u raportua i zhdukur në Deçan, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Të fundit nga

ShkoLartë