duka i ndez keq serbet 68e6f613ea776

Duka i ndez keq serbët! 

October 9, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka, ka ndezur keq serbët me një deklaratë.

Serbët e ndjejnë vetën të nënvlerësuar nga deklarata e Dukës.

Në fakt, Duka ka deklaruar në mënyrë profesionale, por serbët e transmetojnë ndryshe.

“Kam shumë besim te ekipi jonë.

Ne kemi një ekip të mirë dhe që di të përballet me çdo lloj kundërshtari.

Kam shumë besim që mund të bëjmë një rezultat pozitiv në Serbi, duke pasur parasysh vështirësinë e madhe dhe cilësinë që kanë kryesisht futbollistët serbë, jo skuadra serbe”, tha Duka.

Shumica e mediave në Serbi ndezën keq nga kjo deklaratë. 

“Provokime nga Shqipëria! Presidenti i Federatës pështyn mbi serbët”, shkarravit media serbe “sportinjo”, duke shtuar:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, tha se Serbia ka vetëm disa futbollistë cilësorë dhe për këtë arsye ai beson në një rezultat pozitiv në Leskovc.

Armand Duka ka hedhur “shigjeta helmuese” në drejtim të ekipit tonë kombëtar, të cilat, shpresojmë, do të shërbejnë si motivim shtesë për “Shqiponjat” për një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme”.

“Shqiptarët e nënvlerësojnë brutalisht Serbinë para duelit në Leskovc.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për mediat lokale para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet në Leskovc të shtunën në orën 20:45”, shkruan “Veçernj Novosti”.

“Thirrjet e shqiptarëve para ndeshjes me Serbinë në Leskovc: “Ata kanë vetëm disa lojtarë cilësorë, dhe ne…”, shkruan “Telegraf”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria e shqiperise forcon masat e sigurise per gjkko spak dhe bkh 68e6f5b49186f
Lajmi i mëparshëm

Qeveria e Shqipërisë forcon masat e sigurisë për GJKKO, SPAK dhe BKH

rritet numri i turisteve te huaj ne kosove ja cili mbetet regjioni me i vizituar 68e6f620b1440
Lajmi i radhës

Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, ja cili mbetet regjioni më i vizituar

Të fundit nga

ShkoLartë