dueli me serbine duka nuk eshte finalja e sylvinhos por po nuk shkuam ne boteror 68e4c393ed21a

Dueli me Serbinë, Duka: Nuk është finalja e Sylvinhos, por po nuk shkuam në Botëror…

October 7, 2025
min lexim

Për herë të parë pas 11 vitesh, kombëtarja kuqezi do të rikthehet më 11 tetor në Serbi për të zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të këtij Botërori kundër vendasve.

Armand Duka, numri 1 i futbollit shqiptarë rrëfen për Top Channel se si po e përjeton këtë transfertë me temperature të larta.

“Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtarë që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivit apo që je në luftë për pikë gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja ndaj Serbisë për arsye që ne na jep një shans për të shkuar në “Play Off” është shumë e rëndësishme, të gjithë gjërat e tjera, as unë dhe as lojtarët nuk duam t’i kemi në memorie, qëllimi jonë është sportiv”, shprehet Armand Duka.

A do të jetë ky udhëkryq i kombëtares që vendos për Botërorin tonë dhe të ardhmen e Sylvinhos?

“Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Sylvinho do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cënuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi padyshim që do të ketë diskutime qoftë nga ne qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Sylvio do të jetë apo jo më tej”.

Spostimin e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc e shihni si një masë të tyren për problemet e brendshme apo një taktikë sportive që i avantazhon?

“Nuk shof as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të hvillohet ndeshja, e rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq”.

Nga analiza e brendshme e situatave qoftë në kampin tonë të kombëtares apo bisedat me trajnerin, si e parashikoni?

“Fitorja do të na bënte vërtetë që të kemi një hap më të sigurtë drejt playoff-it të Botërorit por edhe barazimi na mban në lojë. E vështirë është por kam ndjesi pozitive pa dashur ta ekzagjeroj. Kam besim tek grupi dhe frymën e grupit që ne kem, ne nuk kemi kualitetet të jashtëzakonshme, por kemi kualitet dhe grup më të mirë se Serbia kështu që kam vërtet ndjesi të mira”, përfundon Duka.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u vra me arme zjarri ne sallen e gjyqit neser zhvillohen homazhet ne nder te gjyqtarit astrit kalaja 68e4c33520f81
Lajmi i mëparshëm

U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, nesër zhvillohen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

osmani takon drejtoren rajonale te un women kosova e perkushtuar ndaj agjendes per grate paqen dhe sigurine 68e4c3a08ad14
Lajmi i radhës

Osmani takon drejtoren rajonale të UN Women: Kosova e përkushtuar ndaj agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë