duda balje kunder kandidatures se ena kada krasniqit per vendin e rezervuar te komunitetit boshnjak 693a924183a48

Duda Balje kundër kandidaturës së Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak

December 11, 2025
min lexim

Ish-deputetja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka reaguar publikisht lidhur me kandidaturën e Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak, duke ngritur një sërë pretendimesh se kandidatja nuk i plotëson kriteret identitare për këtë pozitë.

Në reagimin e saj në Facebook, Balje thotë se, sipas të dhënave të mbledhura dhe informatave nga komuniteti lokal, është “plotësisht e qartë” se Kada Krasniqi nuk ka pasur kurrë një identitet të shprehur apo të vazhdueshëm si pjesë e komunitetit boshnjak.

Ajo thekson se gjatë gjithë jetës, arsimimit dhe karrierës profesionale, Kada Krasniqi nuk është deklaruar apo prezantuar publikisht si boshnjake dhe nuk ka përdorur ndonjëherë identitet të tillë në jetën personale ose publike.

Balje përmend edhe dokumentet e zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku thotë se Ena Kada Krasniqi figuron në listën e AAK-së në Komunën e Istogut e regjistruar si shqiptare, duke e cilësuar këtë si dëshmi të identitetit të saj politik brenda komunitetit shumicë.

Ajo shton se kandidatja nuk përdor gjuhën boshnjake, nuk ka marrë pjesë në aktivitete të komunitetit boshnjak dhe nuk figuron e regjistruar në zyrat komunale për komunitete dhe kthim si pjesëtare e këtij komuniteti. Në komunitetin lokal, sipas saj, Ena Kada Krasniqi njihet si person që vetëdeklarohet shqiptare.

Sipas Baljes, edhe pse e njëjta është e lindur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka nënë me prejardhje boshnjake, thekson se “kjo nuk është dëshmi identiteti, sepse Kushtetuta e Kosovës e përcakton përkatësinë komunitare sipas identitetit personal, autentik dhe të qëndrueshëm, e jo sipas prejardhjes apo vendlindjes”.

Ajo përmend edhe familjarët e afërt të kandidates, duke theksuar se motra e saj deklarohet shqiptare dhe është e angazhuar profesionalisht në institucionet shtetërore, si dhe ka qenë pjesë e partive politike AAK dhe VV, sipas Baljes, një dëshmi tjetër se familja e saj nuk ka lidhje me komunitetin boshnjak.

Në reagimin e saj, Balje pretendon gjithashtu se kandidatura e Ena Kada Krasniqit është mundësuar përmes një vërtetimi për përkatësi boshnjake, për të cilin ajo thotë se “dyshohet se është lëshuar vetëm për t’i hapur rrugën përfshirjes në listën zgjedhore të Koalicionit Vakat”, duke e cilësuar këtë si përpjekje për manipulim dhe uzurpim të një vendi të dedikuar për një komunitet pakicë.

Ajo paralajmëron se lëshimi i vërtetimeve të tilla, të motivuara nga interesa politike, paraqet rrezik serioz për të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë.

Balje përmend edhe një rast nga viti 2021, kur PZAP kishte larguar kandidatin Emin Neziraj nga lista për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak për mungesë të vazhdimësisë identitare, duke thënë se “të njëjtat parime duhet të zbatohen edhe sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ndihet kur kerkon shkarkimin e kolegeve xholi brengosem kur kolegu hidhet ne rruge para krimineleve denimi i perjetshem me i thjeshte 693a91e55fc25
Lajmi i mëparshëm

Si ndihet kur kërkon shkarkimin e kolegëve? Xholi: Brengosem kur kolegu hidhet në rrugë para kriminelëve, dënimi i përjetshëm më i thjeshtë

meksika miraton tarifa deri ne 50 ndaj kines dhe vendeve te tjera 693a9253838ca
Lajmi i radhës

​Meksika miraton tarifa deri në 50% ndaj Kinës dhe vendeve të tjera

Të fundit nga

ShkoLartë