Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shijuar disa ditë pushimi në Ishujt Balearikë, së bashku me familjen e saj.
Artistja 30-vjeçare u pa duke pozuar për një seri fotografish gjatë qëndrimit në një varkë në brigjet e ishullit Formentera, pranë Ibizës, teksa motra e saj, Rina, 25 vjeçe, shërbeu si fotografe.
Dua tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, e veshur me bikini me printe leopard, ndërsa realizoi poza të ndryshme që pritet t’i publikojë edhe në rrjetet sociale.

Pas një dite në det, këngëtarja u zhyt në ujë për të notuar dhe më pas e shndërroi momentin në një tjetër fotosesion spontan, duke pozuar në bordin e varkës.
Në udhëtimin familjar ishte edhe vëllai i saj më i vogël, Gjin, 20 vjeç, i cili po ndjek rrugën e tij në muzikë si DJ. Ai gjithashtu ka performuar në festivalin Sunny Hill në Kosovë.

Dua Lipa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me miliona ndjekësit momente nga udhëtimet, jeta profesionale dhe pushimet e saj në destinacione të ndryshme të botës.
Burimi: botasot.info


