azizi bdi ja kerkon zgjedhje sepse pa pushtet nuk ka ardhmeri 6a874261dcb02

Azizi: BDI-ja kërkon zgjedhje sepse pa pushtet nuk ka ardhmëri

August 20, 2026
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar atë si pasojë të pamundësisë së kësaj partie për t’u përshtatur me rolin e opozitës.

Përmes një statusi në Facebook, Azizi deklaron se BDI-ja për vite me radhë e ka parë pushtetin si qëllim politik, ndërsa sot, sipas tij, e ka kuptuar se pa pushtet nuk sheh të ardhme si grupacion politik.

“BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme. Për vite me radhë e kanë parë pushtetin si qëllim, ndërsa sot e kanë kuptuar se pa pushtet nuk kanë ardhmëri si grupacion politik”, shkruan Azizi.

Deputeti i VLEN-it thekson se prioriteti i qeverisjes aktuale, sipas tij, janë projektet infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai përmend në veçanti Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren.

“Ne nuk do t’i ndalim këto projekte për t’i bërë qejfin BDI-së”, shprehet Azizi.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, ai thotë se shqiptarët do të kenë mundësinë të japin verdiktin e tyre politik, duke pretenduar se kjo përgjigje do të jetë kundër politikës së vjetër.

“Kurdo që të ketë zgjedhje, shqiptarët do të japin përgjigjen e tyre. Dhe ajo përgjigje do të jetë e qartë: shqiptarët nuk kthehen më te politika e vjetër, te keqpërdorimi i pushtetit dhe te një kastë që për vite me radhë e përdori përfaqësimin e shqiptarëve për pasurimin e individëve”, deklaron ai.

Në fund, Azizi i drejtohet drejtpërdrejt BDI-së, duke i kërkuar të pranojë, sipas tij, ndryshimin e realitetit politik.

“BDI-ja duhet ta pranojë realitetin: koha e tyre ka mbaruar”, përfundon deputeti i VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa shijon pushimet familjare ne formentera 6a873fbbe9c2e
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa shijon pushimet familjare në Formentera

komuna e struges me borxh 5 milione euro borxhe te tjera ende ne procedure 6a8743af0ab8d
Lajmi i radhës

Komuna e Strugës me borxh 5 milionë euro! Borxhe të tjera ende në procedurë

Të fundit nga

ShkoLartë