dronet shkaktojne kaos ne belgjike dyshohet per operacion rus keshilli i sigurise ne mbledhje urgjente 690c89f4f1b31

​Dronët shkaktojnë kaos në Belgjikë, dyshohet për operacion rus – Këshilli i Sigurisë në mbledhje urgjente

November 6, 2025
1 minut lexim

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Belgjikës do të mbajë një mbledhje urgjente të enjten, pasi shfaqja e disa dronëve në aeroporte shkaktoi kaos tek udhëtarët dhe ngriti shqetësime serioze për sigurinë, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.

Të martën në mbrëmje, fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroportin më të ngarkuar të vendit, atë të Brukselit, u pezulluan për disa orë, duke rezultuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve. Hapësira ajrore u mbyll gjithashtu mbi aeroportin e Lieges, një qendër e rëndësishme e transportit të mallrave, duke shkaktuar vonesa dhe devijime të tjera.

Sipas The Guardian, autoritetet belge raportuan gjithashtu pamje të dronëve pranë bazës ajrore ushtarake Schaffen dhe në disa baza të tjera gjatë fundjavës, përfshirë Kleine-Brogel, ku ndodhen avionët luftarakë F-16 dhe thuhet se ruhen armë bërthamore amerikane.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, tha para parlamentit se incidentet duken të koordinuara dhe janë pjesë e “teknikave hibride” të ngjashme me ato që janë parë në vende të tjera evropiane. Ai shtoi se dronët e mëdhenj kanë fluturuar në formacion dhe se kishte “indikacione se gjithçka ishte organizuar në mënyrë të strukturuar”.

Burime të sigurisë cituar nga agjencia Belga thanë se besohet se pas ngjarjeve qëndron një shtet i huaj, “shumë me gjasë Rusia”.

Kjo ndodh në një moment tensioni të rritur midis Belgjikës dhe Rusisë, ndërsa Brukseli përballet me presion nga partnerët e BE-së për të përdorur asetet e ngrira ruse për ndihmë ndaj Ukrainës.

Ministri i Brendshëm, Bernard Quentin, tha se incidentet me dronë “kanë ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare” dhe kërkoi që qeveria të veprojë “në mënyrë të qetë, serioze dhe të koordinuar”.

Aeroporti i Brukselit paralajmëroi se mund të ketë ende ndërprerje në udhëtime, pasi rreth 95 fluturime u anuluan dhe qindra pasagjerë kaluan natën në aeroport për shkak të kaosit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar me mbi 5 vite burg nga gjkko per pjesemarrje ne nje grup kriminal arrestohet 28 vjecari ne fushe milot 690c898365026
Lajmi i mëparshëm

I dënuar me mbi 5 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Fushë Milot

WhatsApp Image 2025 11 06 at 09.57.17
Lajmi i radhës

Dauti: Drejtoria e Doganave me rezultate historike, progres serioz drejt integrimit europian

Të fundit nga

ShkoLartë