dronet ruse ne poloni rutte i dergon nje mesazh te qarte putinit 68c186843a6ed

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

September 10, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake. Ai tha se “vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, por theksoi se “pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm apo jo, është absolutisht i pamatur, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”.



“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.

Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”. “Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato reagon pas incidentit me dronet rus ne poloni rutte jemi gati te mbrojme cdo centimeter te territorit tone 68c1824976717
Lajmi i mëparshëm

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni, Rutte: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

ternava viziton punimet ne xhamine qendrore ne prishtine 68c1876eaa44a
Lajmi i radhës

Tërnava viziton punimet në Xhaminë Qendrore në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë