drita pret differdange ne ndeshjen e pare te play off it te liges se konferences 68a6cd20970eb

Drita pret Differdange në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës

August 21, 2025
1 minut lexim

Klubi gjilanas, Drita është nikoqire e Differdange nga Luksemburgu në perballjen e parë të fazës ‘play-off’ për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Në rrugën drejt fazës së grupeve, Drita është nikoqire e Differdangen, të cilët i pret në ndeshjen e parë që luhet sot (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka treguar forcën e tyre në disa përballje të forta me Copenhagen dhe FCSB, por kishte mungesë fati duke mos arritur të kualifikohet në dy garat e mëdha evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Megjithatë, ‘Intelektualët’ kanë një shans ideal për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori, pasi tashmë gjenden në fazën ‘play-off’ dhe luajnë ndaj një kundërshtari që e njohin si Differdange.

Skuadra gjilanase ka kujtime të mira nga përballjet e kaluara me Differdangen, të cilin e kishte mposhtur dy herë në korrik – fillimisht 1-0 në Gjilan dhe më pas 3-2 në Luksemburg.

Ndryshe, ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në Luksemburg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne vendkalimet kufitare tabanoc dhe bogorodice koha e pritjes eshte rreth 20 minuta 68a6c34631232
Lajmi i mëparshëm

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes është rreth 20 minuta

pdk ja nuk dha transparence lladrovci kritikon ashper lidershipin 68a6cd243cfc5
Lajmi i radhës

“PDK-ja nuk dha transparencë” – Lladrovci kritikon ashpër lidershipin

Të fundit nga

ShkoLartë