drita ndaj shkendijes ne evrope rron broja ne tribune do te jete nje nate e madhe 692773786dd03

Drita ndaj Shkëndijës në Evropë, Rron Broja: Në tribunë do të jetë një natë e madhe

November 26, 2025
1 minut lexim

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës në futboll, synon fitore nesër (21.00) ndaj Shkëndijes së Tetovës, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut.

Derbi shqiptar luhet në kryeqytetin e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Shkëndija kërkojnë pikë të plota në përmirësimin e plasmanit në renditjen e Conference League dhe të rrisin gjasat për kalim të mëtutjeshëm. 

Pas xhiros së tretë, Drita zë vendin e 13-të me 5 pikë (1 fitore e 2 barazime) dhe Shkëndija është ën të 21-tin me 4 sosh (1 fitore, 1 barazim e 1 humbje).

Kryetrajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani tha:

“Falë Zotit dhe ekipit mjekësor me angazhimin e tyre të palodhshëm arritëm ta kompletojnë ekipin dhe ne pak a shumë e kemi ditur se për nesër kush është gati dhe tani është gati edhe Tusha dhe shpresoj që nesër ne të japim maksimumin.

Neve na mbetet që nesër të japim maksimumin, por e vlerësoj si një ndeshje  të vështirë për shumë arsye, së pari për kualitetin që ka Shkëndija për lojën që kanë bërë në arenën ndërkombëtare dhe se vjen nga një shtet që edhe unë vij dhe është një ndeshje mjaftë e veçantë dhe se jep më shumë presion pasi që jemi dy skuadra shqiptare me 27 nëntor një ditë para festës së Flamurit, para tifozëve tanë dhe e cilësoj që ndeshja me Shkëndijën është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare”, tha trajneri.

Kurse, Kapiteni i Dritës Rron Broja u shpreh optimist në konferencë para gazetarëve:

 “Është një skuadër shumë cilësore ka individ shumë të mirë por edhe ne e kemi kualitetin dhe cilësinë shumë të mirë dhe shpresojë që  të arrijmë te fitorja dhe ti marrim tre pikë dhe të jetë një natë historike për ne”, tha Broja sa i përket lojës.

Për tifozët pati disa fjalë:

“Po në tribunë do të jetë një natë e madhe padyshim për festën e 28 Nëntorit dhe të dy skuadrave shumë të mëdhaja, dhe besojmë tek kualiteti dhe fuqia jonë për ti marrë tre pikë” theksoi Broja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkoi te merrej ne pyetje per 21 janarin avokati i metes ka prova shkresore dhe me audio 6927731415310
Lajmi i mëparshëm

Kërkoi të merrej në pyetje për “21 janarin”/ Avokati i Metës: Ka prova shkresore dhe me audio

ldk dhe nisma bashkohen per zgjedhjet e 28 dhjetorit ramadani zbulon agjenden e koalicionit 69277381ed2dd
Lajmi i radhës

LDK dhe Nisma bashkohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit?/ Ramadani zbulon agjendën e koalicionit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë