drita gabon me lojtaren fer volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 68dafc75e5907

Drita gabon me lojtaren, Fer Volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar

September 29, 2025
1 minut lexim

Drita e Gjilani ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 nga Fer Volley i Ferizajt, në kuadër të ndeshjes së parë të Kampionatit të Kosovës në volejboll (femrat), 

Cila është arsyeja që Drita e humbi ndeshjen në tavolinën zyrtare, që për shumëkënd është edhe e habitshme me veprimin e saj?

“Klubi i volejbollit Fer Volley – Ferizaj njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e sportit për vendimin e marrë nga Federata e Volejbollit e Kosovës lidhur me ndeshjen e xhiros së parë të Superligës A, zhvilluar më 28 shtator 2025.

Mbrëmë ekipi ynë arriti fitore të rëndësishme me rezultat 3:1 në ndeshjen e xhiros së parë.Megjithatë, para fillimit të ndeshjes u konstatua se njëra nga lojtaret e regjistruara nuk kishte të drejtë loje pasi nuk ishte përfunduar transferi ndërkombëtar.

Pavarësisht insistimit të delegatit të ndeshjes se lojtarja nuk mund të aktivizohej, ekipi vendas vendosi ta aktivizoj lojtaren

Pas raportit të delegatit të ndeshjes dhe ankesës sonë, Federata e Volejbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshja të regjistrohet zyrtarisht me rezultat 0:3 në favor të Fer Volley.

Ky vendim është dëshmi se respektimi i rregullave dhe barazia e trajtimit për të gjitha klubet janë parime thelbësore për zhvillimin e sportit. Fer Volley do të vazhdojë të japë maksimumin në fushë, duke luftuar për fitore të ndershme dhe të merituara, si dhe duke mbrojtur ngjyrat e klubit dhe të qytetit tonë”, njofton KVF Fer Volley.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj do kete nje rruge te gjate perballjeje me drejtesine klodiana lala e prisja ankimin ne kushtetuese 68dafc198d153
Lajmi i mëparshëm

“Veliaj do ketë një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë”- Klodiana Lala: E prisja ankimin në Kushtetuese!

maqedonci per tvp lufta e uck se ishte e drejte dhe e paster 68dafc805f6c8
Lajmi i radhës

Maqedonci për TVP: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Të fundit nga

ShkoLartë