drita barazon me ekipin qipriot 68fa8453a570a

Drita barazon me ekipin qipriot 

October 23, 2025
1 minut lexim

Drita ka barazuar me rezultat 1:1 me Omonia nga Qipro, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll.

Drita ka regjistruar barazimin e dytë në ndeshje në këtë garë.

Zhgënjyese ishte prfania e shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri”, mbi 1 mijë shikues.

Futbollisti Arb Manaj ka shënuar gol në minutën e 12-të.

Ai shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit, ku topi goditi shtyllën e poshtme të majtë dhe futet në rrjetë,

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 45+1.

Mbrojtja e Dritës nuk reagoi si duhet e futbollisti Giannis Masouras shënoi me kokë në portën e portierit Maloku.

Drita zë vendin e 21-të me 2 pikë e Omonia të 23-tin me 1 sosh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raporti perfundimtar i osbe odihr neza nuk ka ndryshuar ne pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit 68fa83f62cb71
Lajmi i mëparshëm

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR/ Neza: Nuk ka ndryshuar në pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit

studentet kritikojne policine serbe ku ishit kur na keqtrajtonte milan radoiciq 68fa84625271a
Lajmi i radhës

Studentët kritikojnë policinë serbe: Ku ishit kur na keqtrajtonte Milan Radoiçiq?

Të fundit nga

ShkoLartë