drenori nisma te heqe dore prej pozites se kryekuvendarit eshte totalisht e rrezikshme 685f2baad9225

Drenori: Nisma të heqë dorë prej pozitës së kryekuvendarit, është totalisht e rrezikshme

June 28, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Xhavit Drenori ka kritikuar ashpër mundësinë që posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës t’i jepet subjektit politik Nisma Socialdemokrate si pjesë e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja.

Në emisionin “Info Nata”, ai theksoi se kjo praktikë përbën një precedent të rrezikshëm.

“Për mua si politolog, është ekstremisht e rëndësishme që mos të lejohen pazare politike për postin e kryetarit të Kuvendit. Në këtë rast, që Nisma me tre deputetë të marrë këtë pozitë është totalisht e padrejtë”, deklaroi Drenori.

Sipas tij, edhe pse është ekskluzivisht e drejta e subjektit fitues të zgjedhjeve të propozojë emrat për pozitat kyçe, çështja e kryetarit të Kuvendit duhet të trajtohet me kujdes të veçantë për shkak të rëndësisë që ka kjo pozitë në hierarkinë institucionale të vendit.

“Posti i kryetarit të Kuvendit është i rëndësishëm, sepse është dyshi në shtet – 02 është Kuvendi, është shtëpia e demokracisë”, shtoi ai.

Drenori tha se Nisma mund të jetë pjesë e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti, por duhet të tërhiqet nga pretendimet për udhëheqjen e Kuvendit.

“Nisma duhet të jetë në Qeverinë Kurti, por duhet të heqë dorë sa më parë prej pozitës së kryetarit të Kuvendit, sepse është totalisht e rrezikshme. Nuk është problemi te Limaj, por bëhet precedent që në çdo situatë të ngjashme subjektet politike të bllokojnë procesin për të përfituar poste kyçe”, theksoi ai.

Ai gjithashtu komentoi edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky institucion ka qenë i qartë në përcaktimin e të drejtës për të propozuar kryetarin e Kuvendit, duke e rezervuar këtë të drejtë vetëm për partinë e parë.

“Gjykata Kushtetuese, jo pa vetëdije, e ka bërë të qartë që vetëm subjekti i parë e ka të drejtën e propozimit, sepse nuk duhet të ketë pazare të tjera”, përfundoi Drenori.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demolli synon fitore dhe rekord ne kulla 2025 685f2ba796e54
Lajmi i mëparshëm

Demolli synon fitore dhe rekord në “Kulla 2025”

rina balaj publikon fotografi terheqese nga prapaskenat e videoklipit te ri 685f34cbadabc
Lajmi i radhës

Rina Balaj publikon fotografi tërheqëse nga prapaskenat e videoklipit të ri

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë