1
Shkup, 15 janar – Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njoftoi mbrëmë detaje nga aksioni që po zhvillohet gjatë pasdites në Shkup, ndërsa informatat e plota do të jepen nesër.
Siç kemi bërë të ditur më parë, aksioni po zhvillohet në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe në institucione të tjera. Që nga pasditja, nën drejtimin e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, hetues nga e njëjta prokurori, me asistencë të policisë nga Ministria e Brendshme, po kryejnë bastisje në disa lokacione në shtet dhe po arrestohen persona të dyshuar për krijim të organizatës kriminale, larje parash, mashtrim fiskal dhe shmangie tatimore në shkallë të madhe.
Kush është arrestuar deri tani?
Sipas burimeve të 4NEWS.mk janë arrestuar: një drejtuese në DAP, pronarë të pumperave të karburantit, ish-deputetë, dhe bashkëshortja e një mjeku të njohur.
Aksionet vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes, dhe një pjesë e madhe e të arrestuarve tashmë ndodhen në stacionin policor “Prolet”.


