drejtuesit mbi 70 vjec ne mbreterine e bashkuar rrezikojne te humbin patenten per shkak te nje testi 689f3961e5db3

Drejtuesit mbi 70 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

August 15, 2025
1 minut lexim

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç.

Drejtuesit e mjeteve në Mbretërinë e Bashkuar mbi moshën 70 vjeç së shpejti mund të jenë të detyruar ligjërisht të kalojnë kontrolle të syrit çdo tre vjet nëse duan të mbajnë patentën e drejtimit. Propozimi i ri është pjesë e një pakete më të gjerë masash për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe për uljen e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve rëndë në trafik.

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar është një nga vetëm tri vendet evropiane që lejon drejtuesit të raportojnë vetë problemet me shikimin që ndikojnë në drejtimin e automjetit. Sipas planit të ri, drejtuesit më të moshuar që nuk kalojnë testin e shikimit do të humbasin të drejtën për të drejtuar. Drejtuesit mbi 70 vjeç tashmë duhet të rinovojnë patentën çdo tre vjet.

Ndryshimi dhe ashpërsimi i ligjeve janë nxitur nga statistikat shqetësuese. Sipas gazetës The Times, numri i drejtuesve mbi 60 vjeç të përfshirë në aksidente me persona të vdekur ose të plagosur rëndë është rritur me 47 për qind që nga viti 2010.

Qeveria planifikon të ulë nivelin e lejuar të alkoolit në gjak. Kufiri për Anglinë dhe Uellsin mund të ulet nga 0.8 në 0.5 promil, duke u përputhur kështu me Skocinë dhe pjesën më të madhe të Evropës. Kjo masë synon uljen e numrit të aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi nën ndikimin e alkoolit, që në vitin 2022 arritën nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.

Po ashtu, propozohet zgjerimi i kompetencave të policisë. Në vend të testeve të detyrueshme të gjakut, policia do të lejohet të përdorë teste të pështymës të marrë në rrugë si provë për ndjekje penale të drejtuesve që drejtojnë nën ndikimin e drogës.

Gjithashtu, dënimet për drejtimin pa sigurim mund të rriten, me qëllim parandalimin e rritjes së “tabelave fantazmë” që nuk mund të lexohen nga kamerat automatike. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafik i renduar ne autostraden fushe milot lezhe makinat bllokohen mbi dy ore 689f395e5bd01
Lajmi i mëparshëm

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

plagosen te pakten dy persona nga te shtenat ne nje xhami ne suedi 689f399aa4a14
Lajmi i radhës

Plagosen të paktën dy persona nga të shtënat në një xhami në Suedi

Të fundit nga

ShkoLartë