drejtori i kombetares se zvicres shpjegon zgjedhjen e adrian bajramit 68b80cb8335d8

Drejtori i kombëtares së Zvicrës shpjegon zgjedhjen e Adrian Bajramit

September 3, 2025
1 minut lexim

Në ditët ë fundit pauza e ndeshjeve të Kombëtareve është shoqëruar me një lajm të keq për kombëtaren kuqezi, e cila ka humbur shërbimet e një lojtari me mjaft potencial.

Siç dihet, edhe pse ka zhvilluar tre miqësore si lojtar i Shqipërisë, Adrian Bajrami ka vendosur që të përfaqësojë Zvicrën.

Këtë vendim të talentit e ka komentuar drejtori i Kombëtares helvete, Pierluigi Tami, i cili zbulon një detaj të rëndësishëm.

“Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qëjfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari, i cili pranoi se në këtë drejtim ishte punuar prej kohësh.

Në këtë histori e humbur është Shqipëria, e cila nuk i besoi talentit të një lojtari si Bajrami, i cili edhe pse është formuar si lojtar në njërën prej akademive më të mira të botës, siç është ajo e Benfikës, nuk mundi që të aktivizohej qoftë edhe për pak minuta në një ndeshje zyrtare nga Sylvinho. Nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë sot 23-vjeçari nuk do të kishte më mundësi që të ndryshonte Kombëtare.

Përpara se të kalonte në Zvicër me ekipin e FC Luzern, Bajrami ka mundur që të luajë për Benfikën edhe në Botërorin e Klubeve ku luajti për disa minuta përballë Auckland City dhe Bayern-it të Mynihut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama vezhgimi i shpendeve atraksion turistik gjithnje e me i dashur 68b80c5586ec4
Lajmi i mëparshëm

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

grafite kercenuese ndaj kurtit ne veri deklarohet policia 68b80cc1c223d
Lajmi i radhës

Grafite kërcënuese ndaj Kurtit në veri, deklarohet policia

Të fundit nga

Shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

Interi ka reaguar me zhgënjim të madh pas humbjes në San Siro kundër Liverpoolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti që zgjoi shumë polemika. Vendimi i arbitrit gjerman Felix Zwayer erdhi
ShkoLartë