drame ne prizren bashkimi gjunjezon ekipin polak 68d448d3a9bbd

Dramë në Prizren, Bashkimi gjunjëzon ekipin polak

September 24, 2025
1 minut lexim

Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitore të madhe me rezultat 80:75 (24:16, 15:21, 19:14, 22:24) ndaj Anwil Wloclawek nga Polonia, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për FIBA Europe Cup në basketboll.

Atmosferë e zjarrtë në palestrën e sportit në Prizren, të pranishëm ishin rreth 3 mijë shikues, panë ndeshje të mirë e me emocione deri në qindtat e fundit të sekondave.

Çereku i parë i takoi prizrenasve dhe avancuan me 8 pikë (24:16).

Image

Në këtë çerek u shquan basketbollistët e Bashkimit, Cousins e Anderson, ku secili realizoi nga 7 pikë.

Në minutën e 17-të rezultati ngushtohet në 34:30.

Image

20 minutat e parë u mbyllën me dy pikë epërsi (39:37) për Bashkimin.

Në minutën e 25-të Bashkimi e rriti epërsinë në 8 pikë (48:40).

Në minutën e 28-të prizrenasit pas një lojë brilante avancojnë me 13 pikë (55:42). 

Kjo epërsi ngushtohet në minutën e 30-të, rezultati 58:51.

Pas një minute diferenca ngushtohet në pesë pikë (58:53).

Në minutën e 36-të rezultati 67:66 në favor të Bashkimit. 

Në minutën e 38-të ekipi polak kaloi në epërsi me një pikë (70:71).

Basketbollisti Isaiah Cousins është më efikasi të Bashkimi, me 21 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Jeremiah Bailey me 16 dhe të ekipi polak u dallua  Isaiah Mucius me 18 pikë.

Ekipi prizrenas përmbysi rezultatin e ngadhënjeu me rezultat 80:75 ndaj ekipit nga Polonia.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Wloclawek të Polonisë më 1 tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emri vritet me thike 51 vjecari gjendet i pajete brenda baneses se tij 68d4487cb32cd
Lajmi i mëparshëm

Emri/ Vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë brenda banesës së tij

gervalla kerkon hapjen e procesit per anetaresimin e kosoves ne karten a5 68d448e06e6a2
Lajmi i radhës

Gërvalla kërkon hapjen e procesit për anëtarësimin e Kosovës në “Kartën A5”

Të fundit nga

ShkoLartë