drame ne alpet e greqise zhduken 2 alpiniste nisin kerkimet me grupe shpetimi per gjetjen e tyre 6997614b2540e

Dramë në Alpet e Greqisë, zhduken 2 alpinistë, nisin kërkimet me grupe shpëtimi për gjetjen e tyre!

February 19, 2026
1 minut lexim

Një alarm u dha këtë pasdite në Parnassos të Greqisë, pas zhdukjes së dy alpinistëve në zonën më të gjerë malore.

Sipas informacioneve nga “Protothema”, dy burrat u zhdukën në rrethana ende të paqarta, gjë që çoi në mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve për t’i gjetur ata.

Në vendngjarje po veprojnë forcat e EMAK-ut (kërkim-shpëtimi grek, të cilat kanë nxituar me dy automjete dhe pesë ekipe shpëtimi, ndërsa në operacion po merr pjesë edhe një ekip vullnetar shpëtimi nga Arachova.

“Njëkohësisht, në këtë përpjekje po ndihmojnë edhe punonjësit e Qendrës së Skive Parnassos, të cilët e njohin mirë terrenin e zonës dhe ofrojnë mbështetje kritike në kërkime”, informon media.

Kushtet e motit dhe terreni i vështirë po e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit, të cilat po vazhdojnë kërkimet me qëllim gjetjen sa më të shpejtë të të zhdukurve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

live mbremje e madhe ne prishtine sfida me sllovenet 699760846ef2e
Lajmi i mëparshëm

Live: Mbrëmje e madhe në Prishtinë, sfida me sllovenët

media e madhe franceze spak kerkoi pezullimin e ballukut per abuzime me tenderet rama refuzon tia heqe imunitetin 6997621510f88
Lajmi i radhës

Media e madhe franceze: SPAK kërkoi pezullimin e Ballukut për abuzime me tenderët, Rama refuzon t’ia heqë imunitetin!

Të fundit nga

ShkoLartë