dphm prej neser deri te marten do te mbaje mot jostabil me shira te rrembyeshem dhe bubullima 68a1021486733

DPHM: Prej nesër deri të martën do të mbajë mot jostabil, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima

August 17, 2025
1 minut lexim

Nesër pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga DPHM.

Të hënën pritet mot jostabil në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me kushte stuhie me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të martën do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar, ndërsa nga e mërkura e tutje do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me një rritje graduale të temperaturës ditore.

Në Shkup, të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Nga DPHM apelojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në rast të shkarkimeve elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky te henen ne uashington pergatitet per bisedime te rrezikshme me trumpin 68a1019c8d5d5
Lajmi i mëparshëm

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

banoret e irzniqit dhurojne gjak ne shenje nderimi per te renet per liri 68a1028c6d33a
Lajmi i radhës

Banorët e Irzniqit dhurojnë gjak në shenjë nderimi për të rënët për liri

Të fundit nga

ShkoLartë