GJKKO ka shpallur vendimin për shtatë të pandehurit në kuadër të dosjes “Revanshi”.
Të pandehurit janë Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Heneringert Mitri, Oltion Zefi dhe Edison Jozvik.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar këto dënime:
Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.
Burimi: botasot.info


