dosja epstein trondit serish qeverine britanike dorehiqet drejtori i 6989ea83eda4e

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

February 9, 2026
1 minut lexim

Qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer po përballet me një tjetër goditje, pasi drejtori i komunikimit në kryeministri, Tim Allan, dha dorëheqjen.



Largimi i Allan vjen vetëm një ditë pasi nga detyra u tërhoq edhe Morgan McSweeney, shefi i kabinetit dhe një nga këshilltarët më të afërt të kryeministrit. Dorëheqjet lidhen me krizën e krijuar pas mbështetjes për Peter Mandelson, i nominuar për ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, mes zbulimeve për lidhjet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein.

Në deklaratën e tij të dorëheqjes, Allan tha se kishte vendosur të largohej për t’i hapur rrugë formimit të një ekipi të ri.

“I uroj Kryeministrit dhe stafit të tij çdo sukses,” u shpreh ai.

Tim Allan ka një karrierë të gjatë në politikën britanike. Ai ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Tony Blair nga viti 1992 deri në 1998 dhe më pas ndërtoi një nga firmat më të njohura të konsulencës për çështje publike në Mbretërinë e Bashkuar. Në shtator 2025, ai u emërua drejtor ekzekutiv i komunikimit në Downing Street.

Dorëheqjet e njëpasnjëshme po shtojnë presionin mbi kryeministrin Starmer, i cili po përpiqet të menaxhojë krizën politike të shkaktuar nga polemikat rreth emërimeve dhe lidhjeve të figurave kyçe të qeverisë me Jeffrey Epstein.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori fazliu njofton avancimin e 15 punetoreve ne librat ame 6989ea3d379b5
Lajmi i mëparshëm

Drejtori Fazliu njofton avancimin e 15 punëtorëve në Librat Amë

transportonte kater emigrante ndalohet nje person nga kumanova 6989f07eb9515
Lajmi i radhës

Transportonte katër emigrantë, ndalohet një person nga Kumanova

Të fundit nga

ShkoLartë