dorezohet raporti vjetor i bqk se 2025 ne kuvendin e kosoves 6a4401942a174

Dorëzohet Raporti vjetor i BQK-së 2025 në Kuvendin e Kosovës

June 30, 2026
1 minut lexim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Raportin vjetor të BQK-së 2025, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas BQK-së, “Raporti Vjetor 2025 pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale”.

Njoftimi:

“Në takim u diskutuan edhe reformat dhe iniciativat kryesore të realizuara gjatë vitit, përfshirë avancimin e kornizës makroprudenciale dhe mbikëqyrëse, harmonizimin rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimin e sistemit të pagesave, përgatitjet për SEPA si një process ndër-institucional, avancimin e projektit TIPS Clone, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes financiare”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

britani masa ekstreme kunder emigracionit 6a43fd063794d
Lajmi i mëparshëm

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

dita e 31 te e protestes qytetaret me thirrje kunder rames 6a440212edd9e
Lajmi i radhës

Dita e 31-të e protestës/ Qytetarët me thirrje kundër Ramës

Të fundit nga

Rritet fluksi në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të
ShkoLartë