506097278 3066225500219343 908720808931140763 n 1 1024x682 1

Dorëhiqet kryetari i Forumit Rinor të ASH në Shkup, Hamza Nuhiu: “Dinjiteti im nuk është në shitje”

April 17, 2026
1 minut lexim

Hamza Nuhiu, i cili mbante funksione të rëndësishme në strukturat rinore të Aleancës për Shqiptarët, ka njoftuar largimin e tij nga subjekti politik përmes një reagimi publik, informon PressOnline.al

Nuhiu, i njohur si ish-kryetar i FRASH Çair, nënkryetar i FRASH Zona 1 dhe shef shtabi në këtë zonë, deklaroi se vendimi i tij vjen pas një periudhe të gjatë pakënaqësish me mënyrën e funksionimit të partisë.

Në reagimin e tij, ai thekson se për vite me radhë ka kontribuar maksimalisht për atë që e konsideronte një kauzë për ndryshim, duke punuar në terren dhe duke fituar besimin e qytetarëve. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është vlerësuar, përkundrazi është penalizuar.

“U premtua meritokraci, por u praktikua nepotizëm. U fol për vlera, por u vendosën interesa të ngushta”, shprehet Nuhiu, duke shtuar se janë favorizuar persona të papërfshirë më parë në strukturat e partisë.

Ai thekson se është anashkaluar jo për mungesë aftësie, por sepse, siç thotë, nuk ka qenë i manipulueshëm. Sipas tij, heshtja e deritanishme vetëm sa ka forcuar praktikat e gabuara brenda subjektit.

Nuhiu nënvizon se largimi i tij nuk është dorëzim, por një refuzim për t’u bërë pjesë e një sistemi që, sipas tij, funksionon mbi baza të padrejta.

“Largohem jo si i humbur, por si dikush që refuzon një lojë të padrejtë. Dinjiteti im nuk është në shitje dhe e ardhmja ime nuk varet nga ata që kanë frikë nga njerëzit që punojnë”, përfundon ai.

Ai lë të kuptohet se angazhimi i tij politik do të vazhdojë, duke e cilësuar këtë hap si “vetëm fillimin”.(PressOnline.al)

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

universiteti i tetoves nenshkruan memorandume bashkepunimi me organizata nderkombetare dhe rajonale 69e23fecaf1bb
Lajmi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës nënshkruan memorandume bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare dhe rajonale

shgm pas skadimit te afatit per zgjedhjen ne rtm publiku pret proces kredibil dhe plotesisht transparent 69e25c0d3055e
Lajmi i radhës

SHGM: Pas skadimit të afatit për zgjedhjen në RTM, publiku pret proces kredibil dhe plotësisht transparent

Të fundit nga

Moldavia po konsideron bashkimin me Rumaninë

“Moldavia do të shqyrtojë ribashkimin me Rumaninë fqinje nëse rruga e saj drejt anëtarësimit në BE pengohet ose bllokohet”, tha Eugen Osmochescu, zëvendëskryeministri i vendit në një intervistë për Euractiv. Osmochescu, i
ShkoLartë