donatella versace trondit me pamjen e re duket si nje tjeter person a do ta pendohet 68ace11508587

Donatella Versace trondit me pamjen e re – duket si një tjetër person: A do ta pendohet?

August 26, 2025
1 minut lexim

Donatella i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram – këtë herë në një mënyrë pozitive

E famshmja stiliste (70) prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj. Asaj i atribuohen shumë ndërhyrje estetike, të cilat shpesh e kanë bërë të duket e ndryshuar deri në atë pikë sa të mos njihej më, duke e vendosur jo rrallë në shënjestër të komenteve negative.
Megjithatë, Donatella ka pranuar publikisht vetëm përdorimin e botoksit.

Së fundmi, ajo publikoi një foto që i befasoi të gjithë. Ajo pozon me një fustan të bardhë me shkëlqim, ndërsa fytyra e saj është në qendër të vëmendjes.

Vërehet qartë se buza e sipërme i duket më e hollë se zakonisht, ndërsa faqet duken ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim më parë.

Për shkak të reagimeve që shkaktoi fotografia, për Daily Mail ka folur edhe Anastasia Koles, themeluese e një klinike dermatologjike në Londër, e cila dha mendimin e saj profesional:

“Është e pamundur të them saktësisht se çfarë ka bërë apo jo në fytyrë pa e parë nga afër. Duke gjykuar nga fotot, duket se buzët i janë më të vogla se më parë, gjë që mund të ndodhë për disa arsye. Në të kaluarën, me shumë gjasë ka pasur fillerë të përhershëm, ndoshta silikonë, të kombinuar me fillerë me acid hialuronik të vendosur më pas. Nëse fillerët me acid hialuronik janë tretur ose janë shpërbërë natyrshëm, kjo mund të shpjegojë humbjen e volumit.”

Ajo shtoi:

“Madhësia fillestare e buzëve mund të ketë qenë rezultat i silikonit, i kombinuar me efektin e një liftingu të fytyrës, ku lëkura tërhiqet fort anash. Edhe linja e nofullës duket më e theksuar, çka mund të jetë rezultat i fillerëve dermalë për përmirësimin e strukturës ose i trajtimeve për tendosjen e lëkurës.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

viti i ri shkollor imam maliqi asnje insitucion nuk ka te drejte tu mohoje vajzave arsimimin per shkak te shamise 68acdff7a9ffa
Lajmi i mëparshëm

Viti i ri shkollor, imam Maliqi: Asnjë insitucion nuk ka të drejtë t’u mohojë vajzave arsimimin për shkak të shamisë

kasami takim me banoret po vijojne projektet kapitale ne recice te vogel 68ace531b427d
Lajmi i radhës

Kasami takim me banorët: Po vijojnë projektet kapitale në Reçicë të Vogël

Të fundit nga

ShkoLartë