Donald Trump rikthehet në Twitter pas 2 vitesh

August 25, 2023
1 minut lexim

Ish presidenti Amerikan Donald Trump publikoi një cicërimë për herë të parë në 2 vite mbrëmjen e së Enjtes duke thyer kështu heshtjen e gjatë në platformë e cila tashmë njihet si X.

Cicërima e parë që prej 8 Janarit 2021 erdhi pasi u arrestua në një burg në Atlanta ditën e Enjte për 13 akuza penale në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje në shtetin e Xhorxhias.

Ish presidenti i cili synon të rizgjidhet në 2024, publikoi në X pasi fotoja e tij zyrtare e fytyrës u bë publike.

Në atë cicërimë ish presidenti ju drejtua më shumë se 86 milionë ndjekësve të tij duke i orientuar tek faqja WinRed për ngritjen e financimeve.

“Sot, në burgun e dhunshëm të Fulton në Xhorxhia u arrestova pavarësisht se nuk kam bërë asnjë krim,” thuhet në faqen e fushatës së financimit.

“Nëse mundeni bëni një kontribut për të dëbuar Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe shpëtuar Amerikën në kohë kapitull të errët të historisë së kombit tonë.”

Postimin e bërë në X e shoqëronte me fjalët “Ndërhyrje në Zgjedhje” dhe “Kurrë mos u dorëzo.”

Trump postoi të njëjtin mesazh në rrjetin social Truth Social që e lançoi në 2022. Ndërsa Musk u dëbua përgjithnjë nga Twitter pas dhunës së 6 Janarit 2021, Musk e rrëzoi masën ndaj tij. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit, por ja çfarë kishte ndodhur dy ditë më vonë

Story i radhës

Finlanda do të dërgojë paketën e 18-të të ndihmës për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë