Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur asambleistja shqiptare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli, e cila përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar se minatorët kanë arritur të dalin nga miniera.
“Pas orëve të vështira të ngujuar në thellësi, dalja e tyre është një lajm që sjell lehtësim e shpresë”, ka shkruar Doli.
Ajo ka uruar që edhe minatorët e tjerë të dalin shëndoshë e mirë dhe të rikthehen pranë familjeve të tyre.
Postim i plotë:
Tashmë edhe 15 minatorë dolën nga miniera.
Pas orëve të vështira të ngujuar në thellësi, dalja e tyre është një lajm që sjell lehtësim e shpresë.
Urojmë që të gjithë minatorët të dalin shëndoshë e mirë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.
Burimi: botasot.info

