do qendrojme ne qiell te hapur deri me 16 shtator veteranet e uck se zbarkojne ne hage 6aa86bd414581

“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

September 14, 2026
1 minut lexim

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Veteranët kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë atje këtë ditë të rëndësishme dhe për të përcjellë nga afër zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special”, të realizuar nga autobusi pak pasi kishte mbërritur në Hagë, veteranët kanë treguar se qëllimi i udhëtimit të tyre është shprehja e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.

Ata kanë deklaruar se kanë ardhur për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, duke shprehur bindjen e tyre se verdikti do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në qiell të hapur deri më 16 shtator.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shasivari per gjykimin e krereve te uck se nuk mbaj ane te respektohet prezumimi i pafajesise 6aa8554e126f8
Lajmi i mëparshëm

Shasivari për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Nuk mbaj anë, të respektohet prezumimi i pafajësisë

pse nuk eshte e arrestuar belinda balluku arlind qori do kete revolucion ne rruge po vijuan keshtu 6aa86c5020e88
Lajmi i radhës

Pse nuk është e arrestuar Belinda Balluku? Arlind Qori: Do ketë revolucion në rrugë po vijuan kështu

Të fundit nga

ShkoLartë