djali i hafez idrizit del hapur ne mbeshtetje te izet mexhitit per cairin 68b61fbde1f4c

Djali i Hafëz Idrizit del hapur në mbështetje të Izet Mexhitit për Çairin

September 2, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë sot një mbështetje të veçantë nga një emër me peshë në jetën shoqërore të Shkupit.

Në një takim miqësor, Mexhiti është pritur nga Adnan Idrizi, djali i Hafëz Idrizit, njërit prej dijetarëve islam më me ndikim në Shkup dhe më gjerë. Mexhiti ka vlerësuar kontributin e familjes Idrizi, e cila, siç theksoi ai, ka lënë gjurmë të thella në jetën dhe zhvillimin e Shkupit.

“Respekti për të kaluarën merr kuptim vetëm kur e shndërrojmë në punë për të ardhmen. Ky është drejtimi që duam për Çairin, të ndërtojmë mbi vlera dhe traditë, por të ecim përpara me vizion të ri”, është shprehur Mexhiti.

Sipas Mexhitit, mbështetja e Adnan Idrizit shihet si një mesazh i fortë për opinionin, duke i dhënë edhe më shumë peshë VLEN-it në Çair./aktuale.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a duhet ti vendosim femijeve emrat e gjysherve 68b61b92df89d
Lajmi i mëparshëm

A duhet t’i vendosim fëmijëve emrat e gjyshërve?

komandanti i kfor it takohet me osmanin kerkon zgjidhje te shpejte te ngercit parlamentar 68b62ea40d9f1
Lajmi i radhës

Komandanti i KFOR-it takohet me Osmanin, kërkon zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar

Të fundit nga

ShkoLartë