Në shtëpinë luksoze të Kim Kardashian nuk mungojnë surprizat, por këtë herë është djali i saj 9-vjeçar, Saint West, që ka bërë bujë në rrjet! Djali i yllit të “The Kardashians” ka “hakuar” telefonin e së ëmës dhe i është lutur krijuesve të lodrës virale prej 300 dollarësh — një paisje teknologjike super popullore në TikTok — për të marrë dhurata falas.
Sipas burimeve pranë familjes Kardashian, Saint ka hyrë fshehurazi në telefonin e Kim dhe ka kontaktuar me kompaninë që prodhon lodrën luksoze, duke shprehur dëshirën e tij për të pasur më shumë versione të saj, ndonëse familja e tij është ndër më të pasurat në botë.
“Ju lutem, mund të më dërgoni ndonjë tjetër? Jam fans i madh!” thuhet se ishte një nga mesazhet që ai u ka dërguar krijuesve të lodrës.

Kim Kardashian, e njohur për marrëdhënien e saj të ngushtë me fëmijët, e mori ngjarjen me sportivitet, duke ndarë momentin në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Kur djali yt të hakon telefonin për të bërë kërkesa si influencues i vogël.”
Kjo ngjarje u bë menjëherë virale, me fansat që shpërthyen në komente: “Saint është gati për një reality show të vetin!” dhe “Ai është një Kardashian i lindur!”

Mesa duket, ndonëse vetëm 9 vjeç, Saint po ndjek hapat e famshëm të familjes së tij — me shumë finesë dhe një sens të lindur për “marketing”.
Burimi: botasot.info