dita nderkombetare per zhdukjen e varferise 68f1d68222587

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

October 17, 2025
1 minut lexim

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë 17 tetori nënvizon se dhënia fund e varfërisë ka të bëjë me dinjitetin, drejtësinë dhe përkatësinë, jo vetëm me të ardhurat.

Në 17 tetor 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Organizata të ndryshme jo qeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë Ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Tema e vitit 2025 përqendrohet në dhënien fund të keqtrajtimit social dhe institucional duke siguruar respekt dhe mbështetje efektive për familjet, me një qëllim të qartë: të lihen më të largëtit pas të parët dhe të ndërtohen institucione që i ndihmojnë familjet të qëndrojnë së bashku, të lulëzojnë dhe të formësojnë të ardhmen e tyre.

Personat që jetojnë në varfëri përjetojnë shumë privime të ndërlidhura dhe që përforcojnë njëra-tjetrën, të cilat i pengojnë ata të realizojnë të drejtat e tyre dhe e vazhdojnë varfërinë e tyre, duke përfshirë: kushte të rrezikshme pune, strehim të pasigurt, mungesë ushqimi ushqyes, qasje e pabarabartë në drejtësi, mungesë pushteti politik, qasje e kufizuar në kujdes shëndetësor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret ikin me leje pune ne vendet e be bien me 28 kerkesat per azil per 7 mujorin 68f1d617c1671
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët ikin me leje pune në vendet e BE! Bien me 28% kërkesat për azil për 7-mujorin

bujar osmani me nje votim me 19 tetor mund te ndryshohet kursi i historise 68f1f0d763f93
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

Të fundit nga

ShkoLartë