dita nderkombetare e sherbyesve civile 6a3a1e556e20a

​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

June 23, 2026
1 minut lexim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, ditë kjo që i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të shërbyesve publikë në zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve shtetërore.

23 Qershori – Dita e Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit Publikë – u shpall nga United Nations me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme më 20 dhjetor 2002. Që nga viti 2003, shtetet anëtare inkurajohen të organizojnë aktivitete dhe ngjarje të veçanta për të promovuar rëndësinë e shërbimit publik dhe për të njohur punën e atyre që janë në shërbim të qytetarëve.

Kjo ditë synon të vë në pah rëndësinë e administratës publike në ofrimin e shërbimeve cilësore, zbatimin e politikave publike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik e social. Ajo gjithashtu promovon vlerat e profesionalizmit, integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë në institucionet publike.

Përmes shënimit të kësaj dite, rikujtohet roli thelbësor që shërbyesit civilë luajnë në funksionimin e institucioneve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani do te krijoje nje linje telefonike te drejtperdrejte me shba ne per ngushticen e hormuzit 6a39cad170d3d
Lajmi i mëparshëm

Irani do të krijojë një “linjë telefonike” të drejtpërdrejtë me SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit

115 vjet nga kuvendi i greces 6a3a1ed0350aa
Lajmi i radhës

​115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Të fundit nga

​115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Si sot 115 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes. Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për
ShkoLartë