115 vjet nga kuvendi i greces 6a3a1ed0350aa

​115 vjet nga Kuvendi i Greçes

June 23, 2026
min lexim

Si sot 115 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes. Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për autonomi, vetëqeverisje dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur, Kuvendi i Greçes solli në jetë 12 kërkesat e memorandumit autonomist. Kërkesat e Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes.

Ky kuvend u mbajt në pllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Është shkruar shqip dhe frëngjisht dhe ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit.

“Libri i Kuq”, i quajtur kështu memorandumi për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp, iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “…na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë…”.

Memorandumi i Greçës i dha fund edhe qëndrimit pritës që kishin mbajtur deri atëherë disa komitete në krahinat e tjera të vendit, duke organizuar veprime sulmuese të armatosura për të detyruar turqit të njihnin këtë memorandum.

12 kërkesat e Kuvendit të Greçës

1. Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet

2. Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera

3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputetëve

4. E drejta e shqiptarëve të mësojnë e përparojnë në gjuhën e vet

5. Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptarë

6. Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjerëve nëpunës të lartë të shtetit të bëhen në mes më të mirëve shqiptarë

7. Emërimi i një përfaqësuesi të sulltanit si inspektor i përgjithshëm që të mbikëqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptarëve)

8. Gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare për shqiptarët

9. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak shqiptarët ta kryejnë në vendet e veta

10. Të ardhurat nga taksat të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave (shqipe) e tjerë

11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale

12. Sigurimi i fondeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtës për mbajtjen e armëve e tjera

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dita nderkombetare e sherbyesve civile 6a3a1e556e20a
Lajmi i mëparshëm

​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

lukashenko perpiqet te mos e zhyte bjellorusine ne lufte pas ultimatumit te zelenskyt 6a3a1f3b9fa16
Lajmi i radhës

Lukashenko përpiqet të mos e zhytë Bjellorusinë në luftë pas ultimatumit të Zelenskyt

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, ditë kjo që i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të shërbyesve publikë në zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve shtetërore. 23 Qershori –
ShkoLartë