dita e drites dhe ujit te bekuar kryqi hidhet ne detin jon kapet nga andrea baruta 695cf5039efd9

Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, kryqi hidhet në detin Jon, kapet nga Andrea Baruta

January 6, 2026
1 minut lexim

6 janari i këtij viti, i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, është shoqëruar nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në detin Jon në Sarandë.

Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së “Shën Harallambit”, në qytetin e Sarandës, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit e dhënë nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.

Në mbarim të meshës të pranishmit u spërkatën me ujin e bekuar. Pas meshës në Kishë një numër i madh besimtarësh kanë shoqëruar ceremonialin e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqi i shenjtë është hedhur në ujërat e Jonit, nga trampolina e ngritur buzë detit në segmentin e shetitores përballë me Kishën e “Shën Harallambit” në Sarandë. Me hedhjen e kryqit në ujë simbolikisht është bërë edhe bekimi i të gjitha ujërave. Pas Kryqit janë hedhur në ujërat e ftohta disa të rinj.

Kryqin e shenjtë në këtë 6 janar e kapi Andrea Baruta nga Derviçani. “Është e pesta herë që hidhem për kryqin dhe hera e dytë që kap kryqin. Falënderoj Zotin që më dha mundësinë për ta kapur kryqin. Uroj paqe, mbarësi, shëndet.”, shprehet ai.

Ceremonia e Dritës së Ujit të Bekuar ka vazhduar më tej me kthimin e besimtarëve në oborrin e kishës “Shën Harallambi”, ku secili prej tyre ka marrë ujë të bekuar për në shtëpitë e tyre.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

armando broja e nis nga minuta e pare ndeshjen kunder united 695cf453a3a69
Lajmi i mëparshëm

Armando Broja e nis nga minuta e parë ndeshjen kundër United?

priten shtatzenite e para nga ivf i ne gjinekologji interesim i madh i pacienteve 695cf55e601aa
Lajmi i radhës

Priten shtatzënitë e para nga IVF-i në Gjinekologji, interesim i madh i pacientëve

Të fundit nga

ShkoLartë