dita e 104 t e protestes ne tirane riperseriten kerkesat 6aa477d0c1d53

Dita e 104-t e protestës në Tiranë, ripërsëriten kërkesat

September 11, 2026
1 minut lexim

Me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët vijuan sot marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 104-t në Tiranë.

Gjatë marshimit ata ripërsëritën parrullat: “Poshtë narkoshteti!”, “Rama në burg!”, “Berisha në burg!”.

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se gratë që protestojnë nuk ndihen të përfaqësuara nga politika, pasi, sipas saj, problemet e tyre janë të ndryshme nga ato të deputetëve.

Një tjetër folës u shpreh se protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

Folës të ndryshëm prekën problematika të ndryshme të jetës së përditshme që i shqetësojnë, që nga korrupsioni, pagat dhe pensionet e ulta, arroganca e administratës e tjerë.

Ata bënë thirrje për një “Shqipëri të re”.

Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin e protestuesve të diasporës, të cilët janë ndaluar, sipas tij, të hyjnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Ai njoftoi se protesta do të zhvendoset pranë ambasadës së Malit të Zi në vendin tonë, për të ushtruar presion për të mos u bërë pengesë për pjesëmarrjen e emigrantëve që duan të marrin pjesë nesër dhe që kalojnë përmes vendit fqinj.

Protesta nisi më 31 maj si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, ndërsa tashmë organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret shikojne brenda merimanges qe rritet ne maje te bishtit te nje neperke 6aa477555dfc0
Lajmi i mëparshëm

​Shkencëtarët shikojnë brenda ‘merimangës’ që rritet në majë të bishtit të një nepërke

gjenerata z kujton mesimin e pare per ngjarjet tronditese te 11 shtatorit 6aa4783296c62
Lajmi i radhës

​Gjenerata Z kujton mësimin e parë për ngjarjet ‘tronditëse’ të 11 shtatorit

Të fundit nga

ShkoLartë