disa zjarre ne kryeqytet flaket perfshijne kodrat e selites dhe zall herrin 689a68d2abf01

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

August 12, 2025
1 minut lexim

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara.



Kjo është vatra e dytë aktive në territorin e kryeqytetit, pas asaj që është shfaqur më herët në zonën e Zall Herrit.

Në një raportim live nga terreni, gazetari Besar Bajraktaraj, ka raportuar për Klan News se “Në Zall-Herr është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve, ku flakët kanë rrezikuar disa banesa.”

Një tjetër vatër aktive është edhe në zonën e Petrelës, si edhe në Malin e Bërzhitës.

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin. Kujtojmë se situate me zjarret paraqitet më problematike kryesisht në jug të vendit, konkretisht në qarkun e Vlorës.

Në ndihmë të operacioneve të shuarjes së zjarreve janë angazhuar avionë dhe helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të larta rreziku për zjarre mbetet i lartë dhe kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreziqe shume te medha nga zjarret ne 10 rajone te greqise 689a6422c1b0f
Lajmi i mëparshëm

​Rreziqe shumë të mëdha nga zjarret në 10 rajone të Greqisë

shba i pezullon per 90 dite te tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj kines 689a6a3a19db6
Lajmi i radhës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë