disa vende ne ballkan po perballen me te nxehtit dhe zjarret 689b29016c3fd

Disa vende në Ballkan po përballen me të nxehtit dhe zjarret

August 12, 2025
1 minut lexim

Të hënën (11.08.2025) sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin një duzinë vatrash aktive, pasi në 24 orët e fundit shpërthyen gati 40 vatra zjarri. Përkrah zjarrfikësave, sipas të dhënave zyrtare, janë angazhuar edhe rreth 800 ushtarë si dhe avionë e helikopterë ushtarakë nga vendet fqinjë.

Në Malin e Zi fqinj forcat e emergjencës mbrojtën nga flakët dhejtra shtëpi në periferi të Podgoricës. Zjarri kishte shpërthyer në një “terren mjaft të vështirë për t’u kaluar”, u tha gazetarëve drejtusi i Agjencisë së Shpëtimit, Nikola Bojanovic. Gjatë pasdites të hënën tymi dukej edhe në kodrat mbi Podgoricë.

Në Split të Kroacisë gjatë natës duke gdhirë dita e hënë kanë qenë në terren rreth 150 zjarrfikës kundër një zjarri në pyll.

Vala e të nxehtit vazhdon me temperature rreth 40 gradë

Ballkani dhe vendet në hapësirën e Mesdheut që nga korriku po përballen me të nxehtit ekstrem dhe zjarret në pyje. Në Shqipëri, që nga fillimi i korrikut, sipas Sistemit Europian të Informimit për Zjarret (EFFIS) është djegur gati 34.000 hektar truall. Policia në shumë raste dyshon për zjarrvënie të qëllimshme dhe më shumë se 20 të dyshuar janë arrestuar.

Vala e të nxehtit në Ballkan do të zgjasë. Në Serbi, Bosnje dhe Kroaci temepraturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius./DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa larg mund te shkojne realisht veturat elektrike 689b28c6445dd
Lajmi i mëparshëm

Sa larg mund të shkojnë realisht veturat elektrike?

mustafa dauti ne prishtine pjese e 26 vjetorit te doganes se kosoves dhe takim me albin kurtin 689b2c480d844
Lajmi i radhës

Mustafa Dauti në Prishtinë: Pjesë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe takim me Albin Kurtin

Të fundit nga

ShkoLartë