dion gallapeni be shkojme per tri pike ne slloveni 6915fb9369902

Dion Gallapeni: Be shkojmë për tri pikë në Slloveni

November 13, 2025
1 minut lexim

Futbollisti Dion Gallapeni e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtar të vështirë, por paralajmëron se në ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.

Gallapeni tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë. 

“Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte.

Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren.

Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën.

Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur”, tha Gallapeni.

Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orët e paradites, para se të niset drejt Lubjanës, aty ku do të kërkojë fitoren që afron ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ne rome linje interkonjeksioni mes shqiperise dhe italise lidh lindjen me perendimin 6915fb36d2fc4
Lajmi i mëparshëm

Rama në Romë: Linjë interkonjeksioni mes Shqipërisë dhe Italisë, lidh Lindjen me Perëndimin

ldk ja reagon pas aktakuzes ndaj rozeta hajdarit 6915fba0ae305
Lajmi i radhës

LDK-ja reagon pas aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit

Të fundit nga

ShkoLartë