Në prag të sfidës me Vllazninë, trajneri Orges Shehi po bën llogaritë e fundit për 11- shen që do të zbresë në fushë.
Tirana vjen në këtë përballje me objektivin e qartë për të marrë maksimumin, ndërsa dilema kryesore mbetet në repartin ofensiv.
Në portë pritet të konfirmohet Bekaj, ndërsa në mbrojtje katërshja do të përbëhet nga Vera, Kresic, Halili dhe Haxhiu.
Mesfusha duket e konsoliduar me Koblar, Myslovic dhe Vogli, lojtarë që do të kenë detyrën të mbajnë ekuilibrat dhe të furnizojnë repartin e avancuar.
Në sulm, Tabeku dhe Ernest pritet të mbështesin qendrën e avancuar, ku ka ende pikëpyetje. Redon Xhixha është në dyshim, pasi ende nuk është në gjendje optimale për të luajtur nga minuta e parë për shkak të shqetësimeve në këmbë. Nëse sulmuesi nuk ia del, Shehi ka vendosur t’i besojë Falajes si titullar në majën e repartit ofensiv.
Ndërkohë, jashtë do të jetë Bazilio Ndong, duke kufizuar alternativat në dispozicion të stafit teknik. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht para nisjes së takimit, por këto janë sinjalet që vijnë nga kampi bardheblu në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme.
Burimi: botasot.info


