dijana toska ironizon per zgjedhjet ne tetor mashkujt ne panair grate me kastravec 689837fc0a67c

Dijana Toska ironizon për zgjedhjet në tetor: Mashkujt në panair, gratë me kastravec

August 10, 2025
1 minut lexim

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor. Në lidhje me këtë datë, ka reaguar gazetarja shqiptare Dijana Toska, e njohur për komentet e saj ironike dhe të drejtpërdrejta.

Përmes një postimi, Toska ironizon mënyrën se si po zhvillohen fushatat zgjedhore në vend, duke i krahasuar me panaire ndërkombëtare:

 “U caktu data e zgjedhjeve -për hajr na koftë!

Me kredi të Hungarisë, me pare të Kinës, me botën serbe përpara e me lutje arabe në xhep, mashkujt tanë po nisin fushatën, si me qenë naj panair ndërkombëtarë”, shkroi Toska, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

U caktu data e zgjedhjeve -për hajr na koftë!

Me kredi të Hungarisë, me pare të Kinës, me botën serbe përpara e me lutje arabe në xhep, mashkujt tanë po nisin fushatën, si me qenë naj panair ndërkombëtarë.

Për dreq, neve grave në tetor na bie koha e turshive e skemi me pasë kohë me votu.

Ama, kastraveca do hamë gjithë dimrin, se edhe ashtu premtime turshi boll kemi hanger gjatë verës.

Ehh qeshtu e ka jeta.Dikush plane për pushtet e dikush për kastravec.

 Me rëndësi me hanger diçka.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ku interesat takohen pse trump zgjodhi alasken per takimin me putin 68983784b50b6
Lajmi i mëparshëm

Ku interesat takohen, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin?

temperaturat sot deri 36 c 6898387305b4a
Lajmi i radhës

​Temperaturat sot deri 36 °C

Të fundit nga

ShkoLartë