Battlefield 6 vjen më 10 tetor të këtij viti për kompjuter personal, PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S. Tani janë zbuluar të gjitha detajet.
Versioni standard (fizik dhe digjital) do të kushtojë 80 euro. Do të ketë edhe Phantom Edition (version digjital) me çmim 110 euro, që përfshin lëkura shtesë dhe dy paketa armësh.
Ngjarja e Battlefield 6 zhvillohet në vitin 2027, në një botë që është në prag të një konflikti të madh. Shumica e vendeve evropiane janë larguar nga aleanca NATO, dhe është shfaqur forca ushtarake private PAX Armata që sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është konteksti për fushatën single-player dhe modin multiplayer.
Multiplayer-i do të sjellë luftime në harta të mëdha me mode si Conquest, Breakthrough dhe Rush. Për ndeshje më të shkurtra do të jenë modet King of the Hill, Domination dhe Payload.
Pjesa tjetër, Battlefield Portal, gjithashtu fokusohet në multiplayer dhe i lejon lojtarët të krijojnë vetë modet dhe sfidat e tyre.
Në fund, ka një fushatë single-player ku së bashku me një njësi elitare do të kalojmë përmes shkretëtirave të Saharës, do të sulmojmë bregdetin e Gjibraltarit dhe do të mbrojmë nga pushtimi New Yorkun.
Sa i përket gameplay-it, theksi do të jetë në rikthimin e sistemit të njohur të klasave, si dhe në tiparin karakteristik të lojërave Battlefield – shkatërrimin e ambientit.
Në Battlefield 6 do të ketë disa veçori të reja, si tërheqja e shokëve të plagosur në strehë, dhe vendosja e armëve në mure për të ulur kërcitjen gjatë të shtënave.
Battlefield 6 do të jetë i disponueshëm për testim përmes dy beta testimeve të hapura. E para do të mbahet në fundjavën e ardhshme, më 9 dhe 10 gusht, me mundësi qasjeje që nga e enjtja, 7 gusht, duke ndjekur transmetimet në Twitch.
Testimi i dytë do të zhvillohet nga 14 deri më 17 gusht. Nëse planifikoni ta testoni në PC, kërkesat minimale për betën janë:
Minimum për 1080p, 30 fps, grafikë Low:
Procesori: Intel Core i5-8400 ose AMD Ryzen 5 2600
Kartë grafike: Nvidia GeForce RTX 2060 ose Radeon RX 5600 XT ose Intel Arc A380
Memoria: 16 GB
Hapësira në disk: 75 GB
Të rekomanduar për 1440p, 60 fps, grafikë High / 1080p, 60 fps, grafikë Low:
Procesori: Intel Core i7-10700 ose AMD Ryzen 7 3700X
Kartë grafike: Nvidia GeForce RTX 3060Ti ose Radeon RX 6700 XT ose Intel Arc B580
Memoria: 16 GB
Hapësira në disk: 75 GB
Burimi: botasot.info


