digjen pese automjete nen kalane e shkupit prane vardarit 69e2945060699

Digjen pesë automjete nën Kalanë e Shkupit pranë Vardarit

April 17, 2026
1 minut lexim
IMG 6422

Pesë automjete u përfshinë në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në rrugën “Lazar Liçenoski” nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Tre automjete u dogjën pjesërisht dhe dy u dogjën plotësisht.

Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se zjarri është raportuar në orën 15:40 dhe se është raportuar se digjet bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara.

“Me ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht në orën 16:40, informoi komandanti.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bekim qoku mjegulla po davaritet drejtesia nuk mund te mbahet me peng 69e2782d0949e
Lajmi i mëparshëm

Bekim Qoku: Mjegulla po davaritet, drejtësia nuk mund të mbahet më peng

16 euro kunder 2 2 milione deklarimet e pasurise qe po nxisin debat ne kosove 69e2a676eb6fa
Lajmi i radhës

16 euro kundër 2.2 milionë: Deklarimet e pasurisë që po nxisin debat në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë