dhunohet i riu ne lezhe dergohet me urgjence tek spitali i traumes 692f3ff7ae31c

Dhunohet i riu në Lezhë, dërgohet me urgjencë tek Spitali i Traumës

December 2, 2025
1 minut lexim

Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 12 02 at 15.23.45
Lajmi i mëparshëm

Zëvendësdrejtori i Doganave, Dauti: Skaner i ri i sofistikuar në zyrën doganore në postë – një hap i madh para në luftën kundër kontrabandës së armëve dhe drogave në dërgesat postare

te premten hidhet shorti per grupet e kupes se botes 2026 ndryshimet e formatit dhe faza me eliminim 692f405349b26
Lajmi i radhës

Të premten hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026! Ndryshimet e formatit dhe faza me eliminim

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë