Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këteë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita për dhunën policore ndaj studentëve.
Në kallëzimin e tyre, aktivistët rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.
Sipas kallëzimit, ata pretendojnë se janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve.
Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:
1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike.
2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit.
3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve.
4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit.
5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.
6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.
Burimi: botasot.info


