dallaveret me importin e naftes ngrihet aktakuze ndaj 12 personave 6ad73dc1e008b

Dallaveret me importin e naftës, ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave

October 20, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave për veprat penale:

-“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i parasë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. kanë vepruar në bashkëpunim gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025, përmes një skeme mashtrimi që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit dhe të detyrimeve tatimore, duke i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 4,637,893.69 eurosh.

Aksioni për arrestimin tashmë të akuzuarve ishe zhvilluar në janar të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen paga mesatare u rrit per 18 4 krahasuar me vitin 2024 6ad7232182b59
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Paga mesatare u rrit për 18.4% krahasuar me vitin 2024

dhuna policore ndaj studenteve aktivistet e shoqerise civile kallezojne ne spak kryeministrin rama dhe kreun e policise 6ad73e1ca9b87
Lajmi i radhës

Dhuna policore ndaj studentëve, aktivistët e Shoqërisë Civile kallëzojnë në SPAK kryeministrin Rama dhe kreun e Policisë

Të fundit nga

ShkoLartë