dhjete persona ne tajnim per leje per operacione fluturuese me bashkefinacim nga shteti 688c8fa666c9b

Dhjetë persona në tajnim për leje për operacione fluturuese me bashkëfinacim nga shteti

August 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 gusht – Dhjetë persona do të marrin leje nga fusha e operacioneve të fluturimit me trajnim të bashkëfinancuar nga shteti përmes Agjencisë për Aviacion Civil (AAC). Certifikatat e 10-të kandidatëve për pilotë sot ua dorëzoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollvski dhe drejtori i AAC, Dragi Stojanoski.

AAC më 1 korrik shpalli thirrje publike për bashkëfinancim deir në 50 për qind të trajnimeve për 27 persona, pas së cilës ka pasur testimi i kandidatëve. Certifikatë për kandidatët për pilot p0rivat të aeroplanëve PPL-A SEP land morën shtatë persona, për pilot të fluturakeve ultra të lehtë (ULPL) dy persona, ndërsa një për pilot të avionëve pa motorë në kuadër të programit të motorizuar me avion (SPL).

large

Ministri Nikolloski dhe drjetori Stojanovski deklaruan se trajnimet janë në drejtim të tejkalimit të gjendjes me mungesë serioze të personelit të maviacionit. Bëhet fjalë për trajnime bazike, ndërsa AAC paralajmëron thoirrje edhe për trajnime të avancuara, me çka, siç deklaroi Nilkolloski, do të prodhohej kuadër inaviacionit, që do të kyçet edhe në dikasteret shtetërore edhe në sektorin privat.

“Vazhdojmë me mbështetjen, procesi është i hapur dhe transparent, shpresoj se në thirrjen e ardhshme do të ketë interes akoma më të madh”, deklaroi Nikolloski

large

Një pjesë e trajnimit është baza për zhvillim të mëtejshëm profesional dhe ndërtimin e një karriere profesionale si pilot, dhe një pjesë është në fushën e aktiviteteve sportive të aviacionit si stimul për rezultatet e larta të arritura deri më tani nga individët, ekipet dhe reprezentacioni në garat evropiane dhe botërore. Qëllimi i projektit, theksojnë ata, është gjithashtu të stimulojë dhe rinovojë aktivitetet në aeroklubet dhe aeroportet sportive që, duke u përballur me probleme financiare, marrëdhënie të pazgjidhura pronësore dhe juridike, pa ndihmë nga shteti – po shuhen ngadalë, dhe të cilat në të kaluarën ishin bazë për krijimin e personelit që më vonë u përdorën nga Ministria e Mbrojtjes, njësitë e aviacionit të MPB-së, SHPPP, DMSH – pilotë të AT 802А Fire Boss, si dhe të Agjencisë për Aviacion Civil.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump i quan veprimet e rusise te neveritshme dhe zotohet per sanksione te reja 688c8c5e80e76
Lajmi i mëparshëm

Trump i quan veprimet e Rusisë të “neveritshme” dhe zotohet për sanksione të reja

marreveshja per emigrantet gjykata europiane e drejtesise rrezon qeverine italiane 688c914a1cc37
Lajmi i radhës

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon qeverinë italiane

Të fundit nga

ShkoLartë